Lumi Ishëm konsiderohet ndër më të ndoturit në Europë, prej vitesh bregdeti nga ku dhe derdhet lumi Ishëm shkarkohen mbetjet nga më të ndryshme.

Nje problem serioz mjedisor, mbartur prej shume vitesh këtë shqetesim jo vetëm të komonitetit, por dhe më gjerë, referuar një gjendje të tille mjaft të renduar.

Pranë grykëderdhjes së lumit Ishëm ndodhet Godulla, dikur e preferuar për pushuesit, një zone e virgjër per turizem.

Biologu Prof. Dr. Idriz Haxhiu prej afro 20 vitesh ka realizuar disa vëzhgime në këtë zone, e cila preket nga grykëderdhja e lumit Ishem .

Apeli dhe sensibilizimet në parandalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm mjedisor, nuk arritën zgjidhje.

Përgjegjesit e institucioneve nuk morën asnje masë konkrete, në rikthimin në identitet të kësaj zone turistike.

Eshte konstatuar se në lumin Ishëm pergjate gjithë rrjedhës se saj shkarkohen mbetje të rrezikshme, duke filluar nga kryeqyteti Tirana.

Mbetje nga me te ndryshme, madje dhe ato spitalore, kafshë te ngordhura, plastika, etj, mbërrijne ne rërën e detit, duke krijuar këtë situate alarmante.

Nje grup vullnetaresh prej me shume se 200 te rinjsh, të shkollave të ndryshme të Tiranës dhe Durresit, me nje skuader prej 30 te rinjsh nga River- Cleanup, zgjodhën fundjaven në aksionin e tyre ne pastrimin e zones së ndotur pranë grykëderdhjes se lumit.

Vullnetaret jane befasuar nga kjo situatë e krijuar në një mjedis bregdeti, ndërkohe qe ka nisur sezoni turistik, në pjesën më të madhe te vendit, Ishmi mbetet jashtë vemendjes se institucioneve, ndërsa kjo armatë e te rinjeve me apelin e tyre sensibilizues mbeten një pikë shprese ne parandalimin e këtij fenomeni mjaft shqetesues..

Gjate ketij aksioni vullnetar është pastruar nje sipërfaqe e madhe e ndotur duke i grumbulluar në thase, dhe me pas jane dërguar në pikat e grumbullimit te mbetjeve.

Nën/kryetari bashkise se Durrësit dhe përfaqesues nga pushteti vendor i janë bashkuar kësaj nisme vullnetare, aksion që pritet dhe në ditët vijuese.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re