Shumë njerëz të famshëm kalojnë shumë nga koha e tyre në rrugë dhe në hotele dhe vdekja mund të trokasë në derë pavarësisht vendndodhjes. Këta janë disa yje që kanë ndërruar jetë në dhomat e hoteleve.

Janis Joplin, këngëtarja dhe ikona amerikane, vdiq në vitin 1970 në një hotel në Los Angeles. Një analizë toksikologjike tregoi një mbidozë heroine si shkakun zyrtar të vdekjes.

Jimi Hendrix(në foto) gjithashtu vdiq në kushte të ngjashme. Sipas raporteve zyrtare, shkaku i vdekjes së Hendrix ishte një mbidozë narkotike. Ashtu si Janis Joplin, edhe ai vdiq në një dhomë hoteli në moshën 27-vjeçare.

Coco Chanel ishte 87 vjeç kur vdiq nga një atak në zemër në hotelin Ritz në Paris. Mirëpo, fakti që ajo vdiq në këtë hotel nuk befasoi shumë, duke pasur parasysh se kjo stiliste jetoi në të tre dekadat e fundit të jetës së saj.

Trupi i Nancy Spungen u gjet në hotelin Chelsea në New York pasi i dashuri i saj Sid Vicious, basisti i grupit të famshëm Sex Pistols, e sulmoi me thikë. Fatkeqësisht, plagët ishin fatale dhe ajo u gjakos deri në vdekje në dyshemenë e tualetit.

Edhe pse Selena Quintanilla vdiq në një spital, ngjarjet që çuan në vdekjen e saj ndodhën në një hotel në Teksas. Përkatësisht, Yolanda Saldivar, presidente e klubit të fansave të Selenës, qëlloi ikonën e saj e cila përfundimisht rezultoi me vdekjen e saj.

James Gandolfini, i njohur për shumë njerëz në rolin e Tony Sopranos, ishte në një hotel në Romë kur vdiq nga një atak në zemër në moshën 51-vjeçare. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re