Kreu i Shoqatës së Emigrantëve në shqiptaro-taliane, Luan Hallulli në një intervistë për Panorama TV  ka komentuar nismën e partive opozitare lidhur me ndryshimet në sistemin zgjedhore dhe kërkesën e shqiptarëve për të drejtën e votës.

luan hallulli

Hallulli tha se shqiptarëve të Diasporës duhet t’i jepet e drejta për të votuar. Ai theksoi se do i drejtohen me një dokument liderit opozitar Sali Berisha për të ndërmarrë draftin dhe për ta vendosur në zbatim kërkesën e tyre.

Ndër të tjera tha se dhe premtimi i qeverive për njohjen e kontributeve të punës së shqiptarëve në Itali, nuk është vendosur në zbatim, ku shtoi se një tjetër zhgënjim për ta ishte dhe mbyllja e Ministrisë së Diasporës.

Pjesë nga biseda:

Si e shihni ju nismën e partive të vogla për ndryshimin e Kodit Zgjedhore?

Luan Hallulli: Këtë po kërkojmë jashtë mase, kemi vite që jemi në emigracion dhe shumë shqiptarë nuk kanë të drejtë votimi. Po përgatisim një dokument nga të gjitha shoqatat për PD që të ndërmarrin draftin për ti dhënë të drejtë diasporës për të votuar. Kemi 30 vite që nuk është bërë, e krijuan një Ministra Diaspore vetëm pensione por nuk zgjidhet asgjë, nuk e dimë pse kanë frikë nga ne, ne jemi popull human, pse na trajtojnë kështu. Mund të na thonë që ju kemi shitur që kur keni ikur, pse mos e bëjë shteti ynë.

Ka shumë mënyra, nuk duhet asgjë për të kuptuar si votojnë të gjithë, ta kopjojmë dhe ta bëjmë të mundur votën e diasporës. Na vjen zor kur prezantohemi, jo si shqiptar po kur na pyesin për të drejtë vote. Ka ardhur momenti, që kryetari i opozitës të na bëjë të mundur.

Duhet të prezantohemi me dinjitet, jemi 30 vite në emigrim. Kanë frikë nga evropianët, duhet ti lënë rinisë në dorë çdo gjë që është i ditur në fushat e caktuara. Nga diaspora, nga emigracioni nuk besoj të kenë frikë, veçse do i sjellin njohuri që kanë fituar. Ne nuk duam të qeverisim, kërkojnë kohë çdo gjë.

Nuk mund të vijmë të komandojmë në Kuvend, kemi shumë gjëra në dorë për të ndryshuar pasi kemi fituar njohur në emigracion. Nga 140 deputetë e di sa flasin, shumë nuk ia kemi dëgjuar zërin. Më shumë na intereson ne Shqipëria, pasi shumica prej nesh aty do ta hamë pensionin.

Nuk mund të durojmë që 110 deputetë të rijnë ulur dhe ta hanë bukën kot. Na premtuan që votën e kemi të sigurt, por përfundojmë si Bashkia e Rrogozhinës, ku për tjetër votohet dhe tjetër fiton.

Po mbyllja e ministrisë për Diasporën?

Sesi e krijuan Ministrinë e Diasporës ashtu e mbyllën, jemi shumë të revoltuar, nuk përmbajtën asnjë premtim. Në Itali jemi shumë të respektuar, italianët thonë që “populli shqiptar është me vlera”, jemi 60 mijë aty. Duhet që të na jepet e drejta e votës, sesi e bëjnë e dinë ata.

Me kontributet e punës si po vijon?

Edhe për konstibutet e punës janë vetëm llafe, nuk kemi asgjë. Nuk mund ti jepet pasaportë shqiptare atij që vjen dhe ha dy tre herë bukë aty, por atyre që i qajnë zemra.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re