Mjekja Rubina Mezina ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax Neës ku ka folur për situatën pandemike në Shqipëri.

Për sa i përket çështje së nxehtë të vaksinimit me Astra Zeneca, ajo tha se Shqipëria duhet ta kishte pezulluar këtë vaksinë deri të paktën të enjten kur do të dalin rezultatet e hetimit.

Ndërsa për sa i përket menaxhimit të pandemisë, Muzina thotë se zëri i mjekëve shqiptarë duhet të ishte dëgjuar më shumë.

Intervista:

A duhet të vashdojë procesi vaksinimit me Astra Zeneca?

Muzina: Sigurisht Europa është vështirë në procesin e vaksinimit dhe në mes të këtij fakti erdhi dhe lajmi për pezullimin e Astra Zeneca-s. Siguria fillon dhe mbaron te pacienti, është çështje e thjeshtë dhe nuk ka diskutime. Shqipëria ka tre ditë që ka filluar, por Shqipëria ka fatin e mirë të ndjeki Europën. Të enjten, ata do të japin raportimet. Ne duhet ta pezullojmë deri atëherë.

Menaxhimi i situatës pandemike në Shqipëri?

Muzina: Ne kemi folur vazhdimisht. Vitin e kaluar kërkova që dua të dëgjoj zërin e fortë të mjekëve shqiptare. Në një pandemi janë mjekët që janë në pararojë. Ne e pamë këtu në kohën e Trampizmit se çfarë u bë. Ne na erdhën pacientë të helmuar sepse kishin marrë klorin që u dëgjua në konferencat e shtypit që do të hiqte Covid. Avantazhi i vendit të vogël është se ka resurset e shkencës së vendeve të mëdha. Ne duhet të shikonim ata. Ne vepruam ngadalë, ishim në një hap prapa.

Hapa të tjera që duhet të ishin marrë për të parandaluar numrin e lartë të infektuarve?

Muzina: Në një pandemi, ti ke shëndetin publik që shkon i pari, ai predikon, ai parashikon, ai jep protokollet. Çfarë u bë vitin e kaluar? Ne nuk kishim një sistem të konsoliduar statistikor. Një rast në spital sot është një rast i infektuar dy javë më parë. Një lidhje e dobët midis një shëndeti publik. Ishte pothuajse inekzistent. Ne krenohemi me shpërndarjen e vaksinave, por këtë e bën dhe ushtria. Instituti i Shëndetit publik dhe shërbimi infektiv duhet të bënin protokollet e mëparshme, protokolle parandalimi dhe nuk ishin vetëm, ata nuk dëgjuan.

Covid-19 në SHBA?

Muzina: Ai fluksi i madh ka rënë, përshkak të vaksinimit. 1/5 janë vaksinuar pjesërisht. Vaksinuam shumë por vaksinuam zgjuar. Mbi 65 vjeç, 65% e tyre kanë marrë dozën e parë dhe 35 dozën e dyte. Në gusht mabse fillojnë dhe me fëmijët dhe vjeshta ndoshta na gjen më mirë. Virusi nuk do të na vrasi, virusi do të mbijetojë. Një virus i cili nuk shumohet, ai nuk transmetohet.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re