Kuvendi shqiptar do të mblidhet ditën e sotme në orën 10 të mëngjesit, ku do të fllojë një seancë plenare maratonë e cila nuk dihet sesa do të zgjasë.
Në rend dite do të jetë konfirmimi në detyrë i kabinetit qeveritar për të filluar punën pasi morën dekretimin nga Presidenti Ilir Meta. Ndërsa menjëherë pas kësaj, pritet të bëhet prezantimi i programit qeverisës “Rama 3”, i cili u publikua nga Fax News ditën e djeshme.
Pas prezantimit të programit qeverisës, do të jenë të hapura debatet mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës nëse do të kenë diçka kundër apo pro programit të prezantuar. Mësohet se debatet do të jenë pa një limit të caktuar.
Ndërsa seanca pritet të ndahet në 3 pjesë ku konretisht: në të parën, e cila nis në 10:00, do të prezantohet programi nga Rama, në të dytë, që nis në orën 13:00, do të ngrihen pyetje nga deputetët në sallën, dhe në orën 16:00 do të bëhet votimi i programit dhe qeverisë së re.
Prania e opozitës në Kuvend do të jetë e padiskutueshme dhe kjo gjë u konfirmua ditën e djeshme pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat në të cilën u vendos se nuk do të bojkotohej seanca e ditës së sotme. Kështu që pritet të ketë zhvillime dhe debate mes opozitës dhe mazhorancës.
Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, nuk ka bojkot të seancës parlamentare. Rikthehet Edi Paloka por mungojnë dy deputetë të afërt me Berishën
Publikohet programi qeverisës i partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme (Rritja e rrogave të administratës, rindërtimi dhe vaksinimi i popullsisë)
(B.V/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
