Njoftimi:

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. Ll., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. T., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 28 vjeç, banues në Strum, pasi dyshohet se ka fyer një shtetase, përmes celularit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re