Nga Komiteti Drejtues Kombëtar, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se angazhimi i tyre është kthimi i Reformës në Drejtësi, në shinat kushtetuese.

Meta tha se drejtësia i përket qytetarëve dhe se nga mungesa e saj po vuan një popull i tërë.

“Angazhimi ynë është që të rikthyer reformën në shinat kushtetuese më 140 vota që u bë në parlament, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Drejtësia i përket popullit sepse sovraniteti i përket popullit. Nga mungesa e drejtësisë po vuan një popull i tërë dhe është mungesa e drejtësisë, largimi i gjithë shërbimeve të tjera kanë nxitur shpopullimin, kanë rritur dhe koston e jetesës”, tha Meta.

LEXO EDHE: Meta: Ministria e Infrastrukturës tendera sekret?! Çfarë janë këto? Vjedhje e hapur kriminale, me trefishin e kostos

“Janë 500 lidhje nepotike te Tatimet dhe Dogana”- Meta: Do ta çrrënjosim këtë fenomen nga administrata shtetërore brenda 24 orëve

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re