Nga Namir Lapardhaja

Propaganda 3D dhe mashtrimi sy më sy, është “arritja” më e madhe qeveritare në këto vitet e fundit. Shihni postimin e fundit të Edi Ramës për ujësjellësin e Beratit. Shihni se si e propagandon një investim madhor të kohës së ish-qeverisë demokrate. Ujësjellësi i Beratit nisi punën në 6 gusht 2011 dhe është një projekt i bashkëfinancuar nga qeveria gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim. Është një projekt që nuk ka nisur sot dhe qeveria aktuale nuk ka kurrfarë merite. Nëse ka ndonjë “meritë”, ka të bëjë me ngadalësimin e punimeve dhe me futjen e gurëve nën rrota për investitorët dhe firmën zbatuesë. Ashtu siç mund të ketë pushteti vendor i tyre për mosfunksionimin e matësve intelegjentë apo për faturimin e lartë edhe kur matësat punonin në ajër, pa ujë. Kurrfarë merite tjetër. Të gjitha punimet aktuale në Berat janë në vazhdimësi. Shteti dhe burokracia kanë vijueshmëri. Vetëm të majtët mendojnë se gjithçka fillon nga zero me ta.

 

https://scontent.ftia7-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/118842853_10223455277073155_788335982891027936_n.jpg?_nc_cat=111&_nc_sid=110474&_nc_ohc=Z1e6qZsJSZcAX-lY0Ua&_nc_ht=scontent.ftia7-1.fna&oh=d94470bd80ede41096eafd1ac7b66e6a&oe=5F7A4648

Image may contain: one or more people

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re