Adem Ameti është i riu nga Tetova që po krijon mbi 30 risi në teknologjinë automobilistike e elektronike.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se ky pasion i tij ka nisur herët, por me nisjen e studimeve për megatronik, është kthyer në profesion.

Sakaq, Ademi u ndal te disa nga shpikjet e tij, si ndezja e lëvizja e makinës nga telefoni deri përdorimi i sistemit tesla te makinat e vjetra.

“Ka qenë diçka që ka nisur me kohën. Gjatë studimeve në shkollën të mesme, gjithashtu kam punuar dhe kam studiuar. Kam filluar studimet në Universitetin e Tetovës, në degën e megatronikës dhe prej aty kam mësuar. Por duhet të dimë diçka që unë para universitetin kam punuar me automjetet dhe sistemet. Ka qenë e lehtë për mua se ka qene një punë e vazhdueshme, të mësuarit, të shikuarit dhe arritjet. Patjetër, duhet kohë. Duhet të mesohet dhe të kesh pasion për këtë gjë”, u shpreh ndër të tjera 24-vjeçari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re