Nga nesër mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë. Drejtoresha e institutit të shëndetit publik Albana Fico ka sqaruar  udhëzimin që parashikon se cilat janë ambientet ku zbatohet vendimi në funksion të frenimit të përhapjes së virusit.

 

ALBANA FICO

DREJTORE ISHP

 

Sa herë dilni nga shtëpia;

Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;

Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar

Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

Edhe gjatë ecjes në rrugë

Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh

Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj

Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë

Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante

Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes

Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19

Në të gjitha institucionet fetare.

Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.

Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

 

Përpos detyrimit të mbajtjes së maskës, ka edhe target grupet që lejohen të mos e zbatojnë një masë të tillë, si fëmijët deri në 11 vjeç, të sëmurët që mbajtja e kësaj barriere mbrojtëse u dëmton shëndetin, kjo sipas rekomandimit që duhet të merret nga mjeku.

 

Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.

Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

 

 

Sipas drejtoreshës së institutit të shëndetit publik janë parashikuar edhe disa skenarë kur lejohet heqja e maskës apo modifikimi në përdorim të saj.

 

 

Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj

Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.

Gjatë procesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.

Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare

Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (transparente).

Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli

Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.

Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

 

Për ata qytetarë që nuk do të respektojnë mbajtjen e maskës do të ketë penalitete, ku gjoba është 3 mijë lekë te reja për shkelësit për herë të parë, në rast përsëritje masa administrative do të jetë 5 mijë lekë te reja.