Qeveria bullgare do të lejojë turistët nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Moldavia, Izraeli dhe Kuvajti që të vizitojnë vendet e saj turistike nëse posedojnë një test negativ të Covid-19.

Lajmin e bëri me dije Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë. Testet negative duhet të jenë të 72 orëve të fundit, ndërkohë turistët nga Ukraina do të lejohen me të njejtat kushte, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Bullgaria ka nevojë për turistë që vizitojnë Detin e Zi, pasi vizitat nga të huajt janë tkurrur shumë që nga përhapja e pandemisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re