Ministrja Balluku, gjatë një deklarate për mediat nga Rinasi, bëri me dije që sot do të nisin fluturimet urgjente dhe gjithashtu, rreth orës 15:00 të ditës së sotme do të vijnë e do të shpërndahen vaksinat.

Nga dita e nesërme, Balluku bëri me dije se do të nisin fluturimet normale.

‘Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitore, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme.

Do të vijë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja.

Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve ’-  tha Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re