Zv/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në Fax Neës ku ka folur për një sërë çështjesh si objektivi i partisë së tij në 25 prill, vaksina Astra Zeneca, problemet e arsimit, përplasjet në Elbasan, etj.

Për sa i përket arsimit, Vasili kritikoi ashpër kryeministrin Rama që ditën e sotme e quajti arsimin një sukses të qeverisë së tij. Ai thotë se në Shqiëpri ka 65% analfabetë funksionalë dhe se 56.7% e nxënësve nuk kanë akses në internet, prandaj Rama duhej të skuqej në vend që të mburrej për arsimin.

“65% janë analfabetë funksional. 56.7% e nxënësve nuk kanë akses në internet. Kushdo që ka parë sot kryeministrin , duhet t’i vijë shumë turp, sepse kur ka një shifër të tillë, duhet të skuqej  dhe të ishte me kokëulur. Vetëm, një si Edi Rama flet për sukses. Ky futi në eksperiment të tërë sistemin arsimor. Eksperimenti pilotohet një herë dhe analizohet. Sot e kësaj ditë eksperimenti vazhdon pafund. Ndërkohë që këto shifra janë në tavolinë. Mund të pyesni plot nga pedagogët, që ka këputur raportin arsimtar-nxënës. Ky kontak është shumë dimensional, por këtu ka mbaruar. Thelbi për të cilin arsimi egziston, nuk është më. Kjo sipas treguesve të atyre që po i konsiderojmë të paanshme. Ky është një bilanc për t’u turpëruar dhe të thuash kemi bërë një sukses të madh,” tha Vasili.

Për sa i përket përplasjes midis mbështetësve të PS-së dhe PD-së në Elbasan, Vasili akuzoi kryeministrin Rama që shoqerohet me horra.

“Ligjet janë shumë të qarta, por nëse atje në Elbasan, Kryeministri sjell persona të inkrimuar çfarë pret. Ky është një demonstrim i qartë se ata kanë një merak të madh që kryeministrit të mos i thuhet një parullë e tillë. Kemi parë një polivci shumë të kujdesshme që nuk ndalon asnjë nga këta, dhe janë të njëjtët që arrestonin 15 vjeçar dhe hidhnin gaz lotsjellës. Pas tyre është kryeministri që mbrojnë këta horrat. Sigurisht që radikalizimi është i pashmangshëm. Kryeministri nuk u sulmua. Kur ky shndërrohet në një person që jeton me horrat, kemi këtë situatë”, deklaroi zv/Kryetari i LSI-së.

Ai u pyet edhe për faktin që partia e tij akuzohet herë pas here nga kryeministri Rama që nuk ka moral. Vasili renditi një sërë arsyesh përse Rama gabon sipas atij. Ai risjell në vëmendje edhe një shprehje që i ka thënë babai i tij: Kush nuk është mësuar të humbasë, nuk di as të fitojë.

“Në vitin 2016 Edi Rama ka thënë që koalicioni PS-LSI shkon përtej liderëve Rama dhe Meta. Gjithçka që thotë Edi Rama duhen parë si histori 24 orëshe. Në rast se thua LSI është inegzistence, atëhere s’ke pse e lufton. Ata që janë të marrosur nga Edi Rama do thonë ato gjëra që thonë. Kemi një kryeministër të marrë. Sepse një njeri që ka principe thotë kjo shkon pertej liderëve.

Di që një aksion shembullor që nuk egziston në Shqipëri, aksioni për mbrojtjen e kushtetutës u mor nga LSI. Sheshi Skënderbej u mbush njëherë të vetme pa asnjë qellim elektoral për këtë arsye. Cilat janë betejat morale që kanë zhvilluar partitë tjera? Që kanë bërë kompromise, kanë zgjedhur presidentin natën? Cili është morali i këtyre që bëjnë moral? Konkluzioni që degradimi moral i Edi Ramës për të qëndruar në opozitë. 

Nëse keni dyshime mund t’iu vë në dispozicion mesazhet e Edi Ramës që na lutej. Ku është pragmatizmi? I ftoj të gjithë të më tregojnë ku është morali? Ky që thotë se bëra marrëveshje me Lulzim Bashën të çojmë LSI-në për skrap? Nuk qenë këta që bënë kushtetutën në 2008. E vetmja gjë që refuzoj të më flasi për moral në mënyrë të veçantë rilinndja. Janë larguar disa nga LSI. Ja ku i keni në PS. Im atë më ka thënë: Kush nuk është mësuar të humbasë, nuk di as të fitojë. Le ti’i poshtërojë të gjithë kandidatët tanë, është e drejta vet, por të mos rrijë mes horrave,” u shpreh Vasili.

Vasili ndër të tjera ka folur dhe për ambiciet e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“I vetmi qark ku nuk jemi të përfaqësuar është qarku i Kukësit. Edhe në qarqe ku ka numër të caktuar votash si Gjirokastra dhe Dibra kemi pasur mandate. Kemi një bazë standarde që starton nga 19 mandate që kishim zgjedhjet e kaluara dhe sigurisht që rezultati do të jetë më i lartë se kaq,” tha ai.

Ndërsa për sa i përket vaksinës Astra Zeneca, për të cilën janë ngritur dyshime nga shtetet më tëmëdha në botë, Vasili deklaroi se kjo vaksinë duhet të pezullohet ashtu siç ka bërë Gjermania, Franca, Italia.

“Me shumë mirësi i kam propozuar sot publikisht një pezullim të përkohshëm, sepse në rast se gjigandët e farmaceutikës siç janë Franca, Gjermani, Italia, dkjo gjë duhet marrë shembull. Ky Komitet merr vendimin të vazhdojë vaskinimi dhe del jashtë këtij trekëndëshi. Duhet pezullim dhe të presim rezultatin e hetimit. I thonë dhe kjo është luftë tregtare. Astar Zeneca është gjysëm suedeze dhe gjysmë angleze. Dhe Suedia thotë të pezullohet. Pyetja është: Më të zotë janë këta se këto të tre? ” përfundoi Vasili.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re