Pasditen e kësaj të hëne zona e Fushë Kuqes është rrethuar, pas një megaoperacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe SPAK.

 

Banesa dhe lokali i Gëzim Çelës, ish oficer, i njohur si baroni i drogës, janë rrethuar, ndërsa për të është lëshuar edhe një urdhër arrest.

 

Por kush është Gëzim Çela?

 

Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

 

Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.

 

Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

 

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

 

Gëzim Çela akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.

 

Urdhër-arrestet vijnë në kuadër të operacionit policor të koduar “Flakë ne Det”, i cili ishte një bashkëpunim me DEA amerikane dhe  Guardia di financa. Grupi u godit në momentin kur po bëhëj shkëmbimi i drogës.

 

Nga ky operacion dyshohet se nga lugina e Patokut u nis mbi një ton lënde narktoike kanabis sativa që do të shkëmbehej me heroinë dhe kokainë. gjatë operacionit të 15 gushtit SPAK sekuestoeji armë, 15 mijë euro, 25 celular, ndëras pjesë tjëter e lndët narkotike dyshohet se u hodh në det nga 6 të arrestuaruit e opercionit. nga këta të fudnit 4 ishin shqipar dhe 2 ukrainas.

 

Çela ka dalë nga burgu disa vite më parë me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re