Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektbuxhetin 2022. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se me këtë buxhet do të vijojë rritja e pagave, pensioneve, ndërsa do të dyfishohet ndihmë ekonomike për disa kategori.

“Skema e këtij buxheti është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve tejet të vështira. Për të mbetur ambicioz për të nesërmen gjatë kurimit të dy plagëve. Plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandemisë po trajtohen.

Siç flet qartë ky buxhet asnjë sektor dhe reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, fëmijët, të rinjtë etj. Injektojmë financime në ekonominë kombëtare dhe familjare, duke mbajtur edhe borxhin publik në parametra të sigurt. Zerojmë taksën në pagat deri në 40 mijë lekë.

Përgjysmojnë taksën mbi pagat nga 400 mijë deri në 500 minë lekë. Përgjysmojnë taksën për forcat e kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-deri në 2 milion., rrisim pagat për mësuesit dhe mjekët. Rrisim pagat deri në 150% port punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit që shërbejnë larg vendbanimit. Rrisim pagën deri në 30% për FA.

Dyfishojmë ndihëm ekonomike që kanë tre fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë pagën or naftëtarët e Fierit. Financojmë  indeksimin e mëtejshëm të pensioneve. Financojmë lidhjet e reja me 23 milion dollarë. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë,” deklaroi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re