Skip to content

Nga pakënaqësia me kreun e PD-së te përballja me të afërmin e tij, flet Nard Ndoka: Basha ka kërkuar ndjesë, e rëndësishme është që …

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar ditën e sotme në një interviste për Fax Neës se renditja në një vend jo të sigurt në listat e PD-së ka qenë një gabim, por ai siguron se kjo nuk ka krijuar hatërmbetje.

Ndoka tha se Basha ka kërkuar ndjesë dhe se ky borxh do të lahet pas 25 prillit, ndërkohë ai shtoi se nuk ka frikë nga përballjet dhe se kodi i ri zgjedhor ka dhe epersi pervec mangesive. Një gjë e mirë është fakti që qytetarët mund të votojnë për emrin e kandidatit dhe Ndoka beson se gëzon mbështetjen e qytetarëve shkodranë ku dhe ka fituar 4 herë, 3 herë si deputet dhe 1 herë si kryetar Bashkie.

Ndër të tjera, Ndoka theksoi se opozitën e bashkon misioni për largimin e kryeministrit Edi Ram, por ai thotë gjithashtu se duhet të fitohen votat e qytetarëve jo vetëm për faktin sepse ata nuk duan Ramën.

Keni një lloj pakënaqësie nga renditja? I teti në listë?

Ndoka: Kjo është një problem që ekziston, ndoshta një borxh i shtuar i PD-së ndaj partisë Demokristiane. Gjithsesi kjo nuk ka krijuar hatërmbetje. Lista është e hapur, kodi zgjedhor përmes pengesave ka dhe avantazhe. Sfidat më pëlqejnë, nuk i trembem përballjes.

Beteja shumë e fortë ne Shkoder. Ka zera se nje i afërm i juaj garon me PS?

Ndoka: Normalisht politika i ka këto. Përballjet janë alternativa. Jam votuar 4 herë në Shkodër, tre herë si deputet dhe 1 herë si kryetar bashkie. Nuk më tremb sfida, nuk më tremb ballafaqimi.

Marrëveshja me Bashën? Aleatët e tjerë në vende të sigurta, po ju pse nuk ishit?

Ndoka: Në përgjithësi ata janë në qarkun e Tiranës dhe ky qark ka më shumë hapësira. Ndoshta grupimi në Tiranë nuk ishte shumë efikas. Basha gjykoi se unë duhet të qëndroj në Shkodër. Janë disa gjëra specifike që unë i mirëkuptova. Duhet të jemi bashkë për të larguar Ramën. Ky është interesi i përbashkët. Është kërkuar një lloj ndjese nga zorti Basha dhe kjo mjafton.

Në raport me qytetarët. Partia Demokristiane është një parti kryesore në këto 30 vite. Kemi qenë vetëm një vit në qeverisjen e vendit. Ka mbështetjen e vet. Shpesh jemi përballur edhe me sulmet e PD-së, por jemi përpjekur t’i anashkalojmë. Edhe zoti Basha tashmë e ka të qartë këtë realitet. Unë e konsideroj gabim por gabimet mund të riparohen.

Cfarë po ndodh në terren ?

Ndoka: Ka optimizëm për rotacionin, për fitoren e opozitës. Kjo na motivon akoma më shumë që të jemi një garanci për ta dhe të kemi përgjegjësitë tona për të nesërmen. Qytetarët e kanë ndarë mendjen për të votuar kundër Ramës kjo është e padiskutueshme. Ata duhet të motivohen për të na votuar pro, jo vetëm sepse nuk duan të votojnë Ramën.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb