Finalja e Kupës së Shqipërisë ishte edhe eventi që uli siparin e aktiviteteve kombëtare futbollistike duke dhënë edhe verdiktet përkatëse. Partizani është kampioni i ri i Shqipërisë që dominoi këtë sezon kampionatin dhe u rikthye tek titulli pas 26 vitesh. Kështu Partizani do të jetë skuadra që do të na përfaqësoj në turet kualifikuese të Ligës së Kampioneve.

Ndërsa Kukësi pas fitores në finale ndaj Tiranës ngre lart trofeun e dytë më të rendësishëm, Kupën e Shqipërisë. Kështu Kukësi do të shkojë në Europa Ligë, si nënkampion dhe fitues i Kupës por bashkë me të do të jetë edhe Teuta e vendit të tretë dhe është një rebus i vërtetë skuadra e katërt që do të na përfaqësoj në Evropë. Skënderbeu i rendit i katërti ende duhet të pres vendimin e KAS ndërsa problematikat financiare të Flamurtarit e rrezikojnë edhe skuadrën vlonjate. Kështu Laçi renditur në vendin e gjashtë mund ti hapet rruga për të kapur trenin e fundit europian. Sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo është shpallur edhe golshënuesi më i mirë i kampionatit duke lufutar deri në javën e fundit me shokun e skuadrës Shkurtaj.

Kastrioti dhe Kamza janë skuadrat që nuk do të jenë sezonin e ardhshëm sërish në nivelin më të lart të futbollit shqiptar por fatet e tyre për sezonin e ri do të jenë të ndryshme. Kastrioti bëri një fazë të dytë fantastike duke qënë në garë e Tiranën për mbijetesë deri në ndeshjen e fundit porn ë fund nuk ia doli dot. Ndërsa Kamza u penalizua nga Komisioni i Disiplinës duke zbritur në Kategorinë e Dytë për shkak të incidenteve të ndodhura në sfidën ndaj Laçit.

Do të jenë Vllaznia dhe Bylis skuadrat që do të rikthehen në Kategorinë Superiore me ballshiotët që rikthehen edhe si kampion të Kategorisë së Parë. Ndërsa Tomori dhe Vora do të jenë skuadrat që zbresin në Kategorinë e Dytë. Devolli dhe Tërbunin që do ti zëvendësojnë ato në Kategorinë e Parë. Ndërsa Shkumbini do të rikthehet në Kategorinë e Parë duke marrë kështu vendin e lënë bosh penalizimi i Kamzës. Por Kategorisë së Dytë sezonin e ardhshmë do ti shtohen edhe dy skuadra të reja Mirdita dhe Selenica që vijnë nga Kategoria e Tretë.

Ndërkohë Vllaznia është fituesja titullit kampion për femra dhe do të prezantoj Shqipërinë në Ligën e Kampioneve për femra ndërsa Shkëndija e Tiranës si kampione e kampionatit U19 do të na prezantoj në Ligën e Europës për të rinj./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re