Ish-kryeministri Sali Berisha po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për korrupsion pasiv, pastrim të produkteve të veprës penale, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Akuzat që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Berisha janë konfirmuar nga Prokuroria e Posaçme.

Më herët GJKKO urdhëroi bllokimin e pasaportës së Berishës, si deh vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

“Prokuroria e Posaçme konfirmon se ka nisur hetimin për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në kuadër të hetimit, fillimisht ishte regjistruar vetëm çështja penale dhe jo personat që e kishin dyshuar atë.

Prokuroria thirri dhe mori pyetje disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Genc Ruli, ish-ministër në qeverinë e Berishës, qëndroi për afro dy orë për të dhënë shpjegime në kuadër të çështjes hetimore të çelur në lidhje me çështjen e ish-klubit Partizani.

Më pas ishte Gazment Oketa dhe po ashtu Fatmir Mediu, për shkak se kishin dijeni për privatizimin e ish-klubit partizani, çështje për të cilën ish-kryeministri dhe ish-presidenti është nën masë sigurie.”, tha gazetarja Klodiana Lala.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re