Foltorja e fundit që u paralajmërua për t’u mbajtur në qytetin e Kurbinit, nisi në orën 17:00 me himnin kombëtar dhe një minutë heshtje në kujtim të 51 viktimave të 26 nëntorit që humbën jetën pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Durrësin më së shumti.

Menjëherë pas hapjes së foltores, Berisha filloi me akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha ku së pari e akuzoi se nga paratë që merrte kryeministri Edi Rama, 20% i dërgonte për kreun e PD.

“Në Tiranë qarkullon një fjalë se Edi Rama atyre që u kërkon 20% kur i thonë se e çuan në këtë adresë u kthehet dhe u thotë: Po mua nuk më mbeti gjë se 20% detyrohem ti jap edhe Lulit. E dhashë këtë fjalë që qarkullon e cila shpreh më së miri pazaret e trpshme që bëri kreu I opozitës duke dorëzuar idealet tuaja të pastra, për karrigen e tij”– tha ai.

Pas akuzave të bëra, ish kryeministri ftoi edhe kryetarin e degës së Kurbinit dhe të gjithë të tjerët që nuk ishin të pranishëm që t’i bashkohen në foltoren që po mbante.

“Ftoj Beharin të vijë në Tiranë, të verifikojë një nga një firmat tuaja. Nuk mund të shkëputet nga anëtarësia. Ftoj deputetët tuaj dhe ju të merrni dhe t’i thoni urdhëroni shkojmë bashkë në zyrën e Edi Palokës. Firmat tuaja në zyrat e të pabesit nuk mund të përfundonin kurrë”– u shpreh Berisha.

Më pas ish lideri historik i PD, tregoi një bisedë të bërë me Bashën ku ky i fundit i kishte thënë se ambsadorja e SHBA, Yuri Kim e kishte paralajmëruar se nëse Berisha nuk largohej nga Kuvendi do të kishte pasoja edhe për fëmijët e këtij të fundit. Ish kryeministri tha se nëse do mendonte për veten nuk do ishte tashmë duke zhvilluar foltoret nëpër qytetet e vendit.

Nuk mbeti pa përgjigjie edhe akuza e Bashës ku tha se Berisha kishte një dosje në SPAK të hapur për të dhe fëmijët e tij. Ish kryeminstri tha se një dosje e tillë nuk ekziston dhe se nuk kishte frikë nga kërcënimet që mund t’i bënin grupet kriminale në vend.

Në mesin e simpatizantëve të tij në Kurbin, Berisha u betua se nëse Zoti do t’i falte shëndet, do të ishte në politikë deri kur të mbushte 95 vjeç. Mes të tjerave ai u kthye prapa në kohë duke sjellë në kujtesë edhe përplasjet me bandat e Fatos Nanos duke thënë se e kishte tmerruar me atë lloj paralajmërimi që i kishte bërë.

Këto ishin të gjitha temat që u diskutuan në “foltoren” përmbyllëse të Sali Berishës. Tashmë pritet takimi i tij virtual me demorkatët shqiptarë që ndodhen në SHBA dhe më pas pritet mbledhja e Kuvendit Kombëtar në datën që ky I fundit e ka lajmëruar, pra në 11 dhjetor.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re