Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga listat e kandidatëve në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, janë bërë të ditur emrat e shumicës së kandidatëve, ku vihen re dhe disa surpriza.

Ervin Salianji do të jetë pjesë e listës së PD-së në qarkun e Korccës. Salianji u dënua për ccështjen “Babale” me 1 vit burg për shpifje, që u konvertua në shërbim prove.

Një tjetër përballje interesante është ajo midis Nard Ndokës, i cili kandidon i pesti në Shkodër nën logon e PD-së dhe përballë në po të njejtin numër do të ketë kunatin e tij, që kandidon për PS-në.

Moderatorja e njohur, Ori Nebiaj është kthyer sërish në Partinë Demokratike, duke kandiduar për deputete në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit. Sipas një liste paraprake të publikuar në Faxëeb, shihet teksa Oriela Nebiaj renditet e 18-ta në listën e Tiranës. Kujtojmë se më parë Ori ka mbajtur postin e zëdhënëses e Partisë Demokratike dhe për një periudhë u shkëpt nga politika për të punuar në media.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re