Skip to content

Nga përndjekja e të miturës te djegia e makinës, ‘valë’ arrestimesh në Fier

Dy persona janë arrestuar, dy janë proceduar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. C., 27 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit personal dhe gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. S., 38 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, duke drejtuar automjetin tip “BMW” është përplasur me një karroc tetraplegjikësh që lëvizte në sens të kundërt, me drejtues shtetasin F. Sh., 38 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Q. P., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u shpall në kërkim shtetasi A. L., 27 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 16-vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin S. M., 65 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, Lushnjë, pasi duke djegur disa barishte në oborrin e banesës së shtetasit T. M., zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur automjeti tip “Volkswagen”(në gjendje jo funksionale, i parkuar në oborrin e banesës së tij) në pronësi të vajzës së shtetasit T. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, kanë tentuar të vjedhin arkën e kishës së fshatit Xengë, Divjakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb