Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja e qeverisë në Shëngjin, ku prej paradites po diskutohet për ecurinë dhe punën e kabinetit.

Sipas News24 në këtë takim është diskutuar edhe angazhimi i Grupit Parlamentar të PS në Kuvend.

Mësohet se në fokus të diskutimeve janë seancat plenare të zhvilluara, sa interpelanca dhe sa mocione me debat. Sa projektligje janë depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë dhe sa prej deputetëve.

Po ashtu në qendër të diskutimeve kanë qenë edhe prezenca e deputetëve në seancat plenare, mbledhje grupi dhe komisione, takimet e ministrave me deputetet.

Një tjetër pikë ka qenë edhe pjesëmarrja në diskutime nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale.

Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar.

Performanca e deputeteve ne debate publike, diskutime ne seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale.

Një tjetër pikë është ajo sesi do të vijohet me jetën parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës. Ligjet ne Kuvend qe duan shumice te cilësuar, si amnistia e te dënuarve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re