Personi që shihni në foto është Roland Pula, autori i dyshuar për vrāsjen e dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Krujë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për foton e 32-vjeçarit, i cili pas një debati të ashpër, vrāu me ārmë zjarri Gramoz dhe Xhentil Bardhi përkatësisht 34 dhe 24 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gramëz të Krujës. Po ashtu ‘BalkanWeb’ ka siguruar edhe një foto të njërin prej víktimave, Xhentil Bardhit.

Víktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plāgosur mes tyre disa herë. Para afro një dekade vëllai i dytë i víktimave ka plāgosur xhaxhain e autorit me thikë, krím për të cilin ka kryer dënimin, por nuk dihet se ku ndodhet.

Ngjarja e mbrëmshme mendohet të jetë nxitur nga një sherr i momentit mes autorit dhe víktimave të cilët janë qëlluar me kallashnikov fare pranë shtëpisë së tyre.

Kujtojmë se autori i dyshuar për vrāsjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re