Një tjetër emër nga PS si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë Majlinda Angonin për kryetare të Bashkisë së Shkodrës. Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Burime bëjnë me dije se Rama ka zgjedhur pikërisht Angonin për garën në një bashki si Shkodra, ku kanë drejtuar gjithmonë demokratët. Kryesia e PS Shkodër do diskutojë sot për kandidatin në zgjedhje. Shkodra është një nga bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje më 6 mars.
Deri në këto momente Voltana Ademi është shfaqur në krah të Sali Berishës por nuk është konfirmuar ende nëse do të jetë kandidate e mundshme e opozitës në Bashkinë e Shkodrës.

në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
