Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47 vende të Evropës u mblodhën në Tiranë.

Për gati dy orë, kreu i qeverisë Edi Rama priti në mes të shiut liderët një e nga një.

“MIRËMËNGJES  dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Rama organizoi një pritje të veçantë për liderët evropianë, duke përfshirë një gjest simbolik që tërhoqi vëmendje ndërkombëtare: ai u ul në gjunjë përpara kryeministres italiane Giorgia Meloni, një akt që theksoi marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë.

Për të përfshirë edhe qytetarët në këtë ngjarje, Rama organizoi ndërtimin simbolik të një “Shtëpie të Europës” në qendër të Tiranës, me pjesëmarrjen e fëmijëve nga të gjitha qarqet e vendit .

Më gjatë në Shqipëri qëndroi presidenti i Francës, Emannuel Macron, për të cilin kryeministri Rama shtroi edhe një darkë speciale në Pallatin e Brigadave.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si “takimin më të madh në historinë tonë”, duke e parë si një moment kyç për të rritur profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe për të promovuar imazhin e saj si një vend mikpritës dhe i angazhuar në çështjet evropiane.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko