Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka zbuluar disa nga vendimet e marra gjatë ditës së sotme në mbledhjene  qeverisë për arsimin.

Përmes nje deklarate për mediat, Kushi është shprehur se studentët që zgjedhin një prej programeve prioritare që do të jenë në listë, do të marrin një mbështetje nga qeveria.

Kushi tha se studentët që do të kenë mesatare mbi 8.5 dhe do të zgjedhin një prej këtyre programeve, do të marrin një bonus nga qeveria, të barabartë me një pagë minimale.

Ajo tregoi gjithashtu se do të hiqet mesatarja 8.5 për pranimet në universitete.

“Sot në Këshillin e ministrave miratuam një vendim që do të gëzojë gjithë maturantët. Bëhet fjalë për programet prioritare dhe përkrahjen për studentët që ndjekin këto programe. Ne kemi shpallur një listë për këto programe dhe të gjithë studimet që kanë mesatare mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga këto [programe, përfitojnë një bonus sa paga minimale, me kusht që të qëndrojnë 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të arsimit.

Gjithashtu një bonus sa paga minimale do të marrin edhe studentët ekselentë. Kemi vendosur të heqim kriterin 8.5 të mesatares. Sepse në disa programe, si ato të bujqësisë, edhe me mesatare 7 apo 7.5 mund të jenë të suksesshëm. Maturantët për të vazhduar që ta marrin edhe vitin e dytë e të tretë bursën, duhet të ruajnë mesataren e lartë të gjimnazit. Por ne vendosëm që edhe nëse në vitin e dytë e të tretë do të shënojë rënie në nota, studenti do të vijojë të mbështetet nga qeveria. Me vendimin e sotëm buxheti do të ndahet me kuota për çdo universitet. Arsyeja pse e kemi marrë këtë vendim është që ti japim më shumë mundësi universiteteve, kryesisht jashtë Tiranës.

Shuëm vende të BE i kanë lehtësuar procedurat për të punësuar mjekë. Ky nuk është vetëm një fenomen i shqiptarëve, por i gjithë rajonit, madje edhe brenda BE-së. Ne si qeveri kemi përgjegjësinë t’i parandalojmë këto problematika. Për këto arsye kemi nisur procesin e konsultimeve me studentët e mjekësisë, por jo vetë. Studentët e mjekësisë paguajnë një tarifë shumë të ulët, madje pjesa më e madhe e tyre nuk paguajnë, madje përfitojnë edhe bursa. Pra është e gjithë shoqëria që kontribuon në formimin e tyre. Për këtë vendim duhet të japin mendime dhe sugjerime edhe përfaqësues të tjerë nga shoqëria, në mënyrë që të marrim vendimin e dukur”, është shprehur Kushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re