Skip to content

Nga qeveria kujdestare te Gjykata Kushtetuese, çfarë po diskutohet në Këshillin Politik

Në mbledhjen aktuale të Këshillit Politik, ende nuk ka çështje të reja për diskutim. Vetë opozita ka depozituar mbrëmë të gjitha propozimet e saj, që kanë të bëjnë me garantimin e votës, qeverinë kujdestare dhe angazhimin e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e ankimeve gjatë procesit elektoral.

“Këshilli Politik është mbledhur për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore. Megjithëqë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sotme nuk ka çështje të reja.

Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve”.