Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zbardhur axhendën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, gjatë vizitës që do të ketë të enjten në vendin tonë.

Sipas njoftimit të ambasadës Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë.

Në mesazhin e ambasadës thuhet se Escobar do të diskutojë në lidhje me vendosmërinë e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë, dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo vizitë e Escobar vjen dy ditë përpara Kuvendit të PD-së së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan padyshim që mund të shoqërohet dhe me një mesazh në drejtim të tij.

Gjatë ditës së djeshme Escobar u ndal në takime dhe në Maqedoninë e Veriut, ku i shprehu mbështetjen Zaev për procesin e anëtarësimit në BE, i cili duket se derimë tani ka mbetur peng i përplasjeve me Bullgarinë.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBAve:

Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.

Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re