Kryeministri Edi Rama lajmëroi se nga sot hapen prenotimet për të gjithë shqiptarët e bllokuar jashtë kufijve të cilët duan që të rikthehen në atdhe. Ai e bëri të qartë se çdo person që do të mbërrijë në vend, do të duhet që të qëndrojë në karantinë si fillim.

“SOT HAPEN PRENOTIMET PËR FLUTURIMET E RIATDHESIMIT QË NISIN TË SHTUNËN NGA ROMA

PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN

BESOJ SE KJO PAKETË ËSHTË MËSE E ARSYESHME E FALENDEROJ AIR ALBANIAN DHE OPERATORËT TURISTIKË PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN E TYRE ME ZEMËR SHQIPTARE NË KËTË NISËM ASPAK TË LEHTË, PËR SITUATËN E NDËRLIKUAR QË PO KALOJMË #njëAtdhe #njëFamilje”, shkroi Rama në Facebook.

Ai theksoi se çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re