Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takim me sipërmarrësit e sektorit të fasonerisë.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka bërë publik paketën me të cilën do të ndihmohen sipërmarrësit, paketë e cila konsiston që nga garancia sovrane te rimbursimi i TVSH dhe ovedraftet.

Rama shkruan se qëllimi i kësaj mbështetje është fuqizimi i markës “Made in Albania”.

“Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara:

Rimbursim i shpejtë i TVSH përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie

Ofrimi i një mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim

Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion

Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani

Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania””, shkruan Rama./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re