TIRANE-Një çift të rinjsh nga Turqia janë arrestuar sot në Rinas, pasi do udhëtonin drejt Anglisë me pasaporta false. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se Ozan I., 21 vjeç, dhe Elif I., 18 vjeçe, lindur dhe banues të dy në Turqi prej disa ditësh kishin ardhur në Shqipëri, ndërsa kishin si destinacion Londrën.

NJOFTIMI I POLICISËSpecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, arrestuan në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga nenet 189/2 dhe 190/2 të Kodit Penal “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

•Ozan I., 21 vjeç, lindur dhe banues në Turqi .

•Elif I., 18 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi.

Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia. Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.(ed.me/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re