Skip to content

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Screenshot 2025 05 08 170617

Muaj pas inaugurimit të Xhamisë së re të Tiranës, asaj të Namazgjasë, së fundi është inauguruar rikonstruksioni i plotë i një prej xhamive më të vjetra e më unike në Shqipëri, ajo e Plumbit në Shkodër, mundësuar nga një bashkëpunim turko-shqiptar.

Screenshot 2025 05 08 170852

Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, tha se “kjo është ëndërr e kahershme e jona. Tashmë Xhamia e Plumbit del nga bataku i përmbytjeve dhe nga merr pamje të re dhe hyn në një erë të re që e mban të lidhur me shpirtin shekullor të saj”.

496254021 1266605261489253 1739411348814932278 n

Kjo xhami, e cila deri dje përmbytej rregullisht nga çdo shi, është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës dhe është xhamia më e madhe e stilit osman që ruhet në Shqipëri, me ndërthurjen edhe të arkitekturave të tjera.

Xhamia është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati në vitin 1773-1774, duke shërbyer për një kohë të gjatë si xhamia më e madhe e vendit.

Screenshot 2025 05 08 170940

Xhamia ka një miksim të arkitekturës turke me atë arabe. Këtë e shohim që në hyrje. Hyn në një oborr të brendshëm i mbuluar me 12 kupola dhe tamburi kryesor që shkon në një lartësi deri në 20 metra. Është xhamia më e lartë në vendin tonë që vjen nga periudha osmane.

Në vitin 1948 Xhamia e Plumbit u shpall monument kulture, duke marrë statusin e mbrojtjes nga shteti.

Në vitin 1967, kur edhe zyrtarisht u ndalua feja në Shqipëri, xhamia pësoi dëmtime, sidomos me rrënimin e minares, ndërkohë në periudha të ndryshme ajo nuk është përdorur zyrtarisht për kryerjen e riteve.

Screenshot 2025 05 08 170720

Dhe për ironi, rikthimi i shkëlqimit të saj ndodh mu në kohën kur Shkodra qeveriset nga e majta, duke patur si kryebashkiak pinjollin e një prej familjeve më tradicionale shkodrane, njëherësh muslimane, Benet Becin.

Ky i fundit tha në ceremoni se restaurimi i plotë i Xhamisë së Plumbit është një moment që na bën krenarë të gjithëve pasi i kthen dinjitetin këtij objekti kulti unik në të gjithë Ballkanin.

“Kemi kthyer në një vlerë një diamant të çmuar të këtij qyteti jo vetëm të historisë, por edhe një vepër arkitekturore për të cilën kemi qenë shumë krenarë”, tha kryebashkiaku i Shkodrës.

495743875 1266605264822586 6509335695280898024 n

Tashmë radhën për rikonstruksion të plotë, dëmtuar rëndë nga uji pas një përmbytjeje, e ka Xhamia e Muradijes në Vlorë, e cila për më tepër është vepër e të famshmit arkitekt osman, Mimar Sinanit. /tesheshi.com/