Kryeministri Edi Rama njëherësh edhe kreu i PS në fjalën e tij në 32-vjetorin e themelimit të partisë  u ndal tek fitorja e 14 majit, që ai e quajti spektakolare.

Sipas Ramës, nga Shkodra demokratike tek Vlora socialiste votuan për Partinë Socialiste duke i dhënë besimin për kujdesjen e 95% të shqiptarëve.

Rama nuk nguroi të ironizonte edhe opozitën, për të cilën tha se u përbetuan për përmbysje, por u zgjuan përmbys me një humbje më të thellë.

“Sot e kremtojmë këtë feste me fitoren me spektakolare, ku shqiptarët na dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për tu kujdesur për mbi 95 të banorëve të Shqipërisë.

Sado ta përsëris fjalën faleminderit nuk do të jetë mjaft për mbështetjen dhe besimin që gratë, burrat vajzat dhe djemtë na dhanë. Me një fjalë që i thotë të gjithë që nga Shkodra demokratike deri tek Vlora socialiste

Nuk është mjaft as i gjithë turi i mirënjohjes në Shqipëri ku ka mbetur vetëm qershia mbi tortë, Tropoja bashkia ku na mjaftuan 4 vjet për të bërë atë që të tjerët nuk e bënë ndër vite.

Njësoj votuan edhe të tjerët, të majtë dhe të djathë që vendosën te ecin përpara duke lënë prapa hijet kërcënuese të së shkuarës. Kjo falë edhe të djathtëve që braktisen koalicionin e atyre hijeve duke mos shkuar fare të votojnë. Faleminderit se u distancuan nga ata  që thërrisnin bashke fitojmë për të kapur ctë kapnin duke shkuar prapa dy figurave, njëra  më e kapur se tjetra si i mbyturi pas fijes së barit nga hallet e tyre me drejtësinë dhe me Amerikën.

Në 14 maj ne thuajse për një grusht votash prekëm kuotën e 800 mijë votave

Për herën e tetë ata u përbetuan para pasqyrës së mbrëmjes për përmbysjen e madhe të rrëgjimit dhe për të tetën herë rresht e nisën mëngjesin tjetër përmbys mbi pasqyrën e një disfate edhe më të madhe.

Si nga herë në jermin e shpartallimit ja morën avazit të vjetër të grabitjes së fitores nga bandat e shtetit dhe të krimit”, tha Rama.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re