Skip to content

Nga shpërndarja e kafesë tek Lojërat Olimpike të Tokios, ëndrra e qitësit nga Vitia

 

 

Quhet Drilon Ibrahimi. 33 vjeçari çohet herët për të shpërndarë kafe e të tjera produkte nëpër dyqane e lokale.

Por përtej punës, sporti i qitësit (shenjëtarisë) është pasioni i tij. Driloni ushtrohet përditë dhe thotë se po të mos ishte për qitjen, me gjasë do të largohej në mërgim për një jetë më të mirë. Driloni do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht.

“Ëndrra për lojëtat Olimpike ka filluar pas pranimit të ferederatës së Shenjëtarisë në Kosovë. Ka qenë mundësia e madhe për me e lënë këtë sport, me shku në kurbet apo diçka tjetër. Më shumë m’u ka bërë pjesë e jetës. Jam marrë gjithë kohën me këtë sport. Duhet me mendu me godit vetëm 10-tëshen”-thotë i riu në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, të cilën e gjeni më poshtë.