Skip to content

Nga shpërthimi i vullkanit në Guatemala, rreth 200 të zhdukur e 75 të vdekur

192 të zhdukur dhe 75 të vdekur kanë mbetur deri më tani si rezultat i shpërthimit të vullkanit Fuego që goditi Guatemalën ditën e diele.

Procesi i shpëtimit u pengua kur gjatë ditës së djeshme pati shpërthim të ri. Më shumë se 1.7 milion njerëz janë prekur nga ky shpërthim, ndërsa më shumë se 3 mijë janë evakuuar.

Shpërthimi i së martës ka zënë të gjithë në befasi, pasi profesionistët kishin parashikuar se vullkani, mbetjet e së cilit arritën deri në 10 kilometra në qiell, kishte përfunduar për një kohë, raporton BBC.

Për ditët në vijim nuk parashihet ndodnjë shpërthim i rrezikshëm.