Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Kastriot Islami, përmes një statusi në facebook ka pasqyruar situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Sipas tij borxhi publik është fryrë aq shumë, saqë ekonomia jonë e brishtë që nuk prodhon asgjë, do ta ketë të vështirë ta shlyejë dhe në të ardhmen. Islami thekson në mënyrë figurative se ekonomia shqiptare në shtator do të ulet në gjunjë dhe në janar 2021 do të shtrihet për tokë, duke ngritur në këtë mënyrë alarmin se qeverisja e Ramës po e çon vendin drejt një humnere ekonomike.

Postimi i plotë: Shqiperia eshte ne humnere ekonomikisht… Borxhi eshte me i madh se PBB… qe do te thote se nese dikush prodhon dicka dhe fiton 100 leke atehere atij nuk i mbetet asgje per te ngrene se ka borxh 120 leke… Dikush do te thoshte qe edhe Tito me shoke me borxhe e shtyne, keshtu do ta shtyje edhe Rama…Se gjate dikatures shqiptaret fituan imunitet nga varferia, prandaj shqiptaret e pranojne Ramen….JO..JO…JO…! Kjo nuk eshte e verte plotesisht se eshte kaluar pragu i aftesise si per te shlyer borxhin ashtu edhe per te mbajtur mbi kurriz nje borxh e varferi kaq te madhe…! Shqiperia nuk ka asnje mundesi per te dale nese borxhi i afrohet apo tejkalon PBB se aktualisht nuk prodhon asgje…dhe nuk konkuron dot me asgje… madje as me burime njerzore sepse Rama ka detyruar te emigrojne te rinjte energjike dhe trurin e vendit, pra te arsimuarit e te aftet…Duke filluar nga shtatori vendi do te ulet ne gjunje dhe ne janar 2021 mund te shtrihet edhe per toke…! Gjendja sot eshte álarmante dhe “injoranti” i Surrelit ose nuk kupton asgje ose poshtersisht po e rrokullis vendin thelle e me thelle ne humnere duke ju bere te qarte se “pas meje do te behet kiameti’…Hapni syte dhe veproni sa me shpejt, ndonese eshte vone..Lereni teorite e reagimet teorike e te sterholluara….

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re