Këtu në Paris, demonstratat kalojnë pranë pragjeve tona. Në moshën 6-vjeçare, fëmijët e mi e dinin se çfarë ishte greva. Një mbrëmje, unë dhe im bir kaluam përgjatë një manifestimi të madh nga punonjësit në grevë të hekurudhave. Marshuesit provincialë me veshjet e tyre të lira dhe me kanoçe birre qëndronin në mes të Parisit shik. Disa prej tyre kishin thyer dritaren e një dyqani dhe kishin zhgarravitur graffiti nëpër fasada për presidentin”neoliberal” dhe “bankier”, Emmanuel Macron. Koshat e plehrave u derdhën në rrugë dhe autobuzët u ndalën. Mbledhësit e mbeturinave, dukshëm të gjithë jo –të bardhë, po pastronin.

Si britanik, ishte e pamundur të mos më kujtohej greva e minatorëve e viteve 1980: një klasë në rënie që po luftonte një kryetare qeverie me mendje të mbledhur për tregun e lirë. Kishte aty edhe maska që e përshkruanin Macron si Margaret Thatcher.  Ai ka tërhequr opinionin e njw “presidenti të të pasurve”. Por ky përbën një keq-lexim të projektit të tij. Macron nuk synon të Thaçerizojë Francën. Më tepër, ai dëshiron ta kthejë atë në një vend europiano-verior – një dëshirë që shkon shumë përtej fiksimit të tij me tregun nordik të punës.

Franca është i vetmi shtet i madh perëndimor, lideri i të cilit ka fuqinë, kohën dhe prirjen të rimendojë ri-orientimin e tij. Eshtë një mundësi që një vend mund ta ketë një herë në gjenerata. “Ne kemi nevojë të krijojmë rritje ekonomike për 50 vjetët e ardhshëm”, thotë Macron. Franca ka mbetur mjaftueshëm pas vendeve të botës, kështu që mund thjeshtësisht të synojë kopjimin e asaj që bëjnë ato. Kështu, cili, pra, është modeli i tij?

Për dekada me radhë pas vitit 1945, shembulli i dukshëm për vendet me ambicje, kanë qenë Shtetet e Bashkuara. Komentatorët amerikanë do të kqyrnin ekonomitë e zhvilluara devijante si Franca apo Japonia dhe do të pyesnin, “Kur më në fund do ta lëshojnë ato socializmin, tregun e mbrojtur e gjëra të tjera të tilla pa kuptim dhe do të bëhen si ne?. Në të vërtetë, Theçëri e provoi me ndërgjegje të amerikanizonte Britaninë. Pjesa më e madhe e politikanëve francezë frikësohen nga “kapitalizmi anglo-sakson”; pak prej tyre, si Nikolas Sarkozy, josheshin prej tij.

Por, asnjë politikbërës sot, tek sheh Shtetet e Bashkuara mendon: “Kjo është ajo që dëshirojmë të jemi në dhjetë vjet”. Vizita zyrtare e Macron në Uashingtonin e Donald Trump javën e ardhshme, do t’u përforcojë të gjithëve ndasinë transatlantike.

Më tepër, ideali i Macron është bërë Europa Veriore. Eksperti suedez i shkencave politike, Bo Rothstein shkruan: “Eshtë e qartë tashmë, nga shumë modele shoqërore që janë provuar që nga dalja e industrializimit,  kërkimet sociale mund të tregojnë fituesin në termat e mirëqënies njerëzore dhe ky është modeli nordik”. Dhe, ai shton, ky është edhe ideali i Macron.

Nordikët (dhe vende të tjera veriore si Gjermania, Austria dhe Hollanda) kryesojnë shumë nga listimet europiane e botërore, nga ajo për lumturinë, për barazinë gjinore, anti-korrupsionin dhe besimin social. Franca, zakonisht shfaqet shumë më poshtë, mes një grupi vendesh nga Europa Jugore. Kjo ndarje veri-jug, ndonjëherë, barazohet me atë mes protestanizmit dhe katolicizmit, por me gjasa shkon shumë më herët në kohë, në kufijtë e perandorisë Romake.

Makthi për politikbërërit francezë prej kohësh ka qenë ajo e zgjimit një mëngjes për të parë se Franca është bërë Itali. Projekti i Macron mund të lexohet si një përpjekje për të ndryshuar trajektoren e vendit në drejtim të veriut. Reformat e tij të tregut të punës – për të cilat ai ka huazuar termin “flexisecurity” nga Danmimarka – synojnë të lehtësojnë marrjen dhe heqjen nga puna të punonjësve duke u dhënë më shumë ndihmë punëdhënësve. Ai po ashtu dëshiron të imitojë fuqinë fiskale gjermanike, kështu që veriorët të mos e konsiderojnë më Francën si një vend tjetër jugor që i lutet BE-së ta lejojë që të tejkalojë shpenzimet buxhetore. (Çdokush që thotë se projekti europian i Macron po drejtohet në veri për të subvencionuar jugun, e ka keqkuptuar).

Korrupsioni i elitës franceze prej kohësh është konsideruar fenomen natyror, kundër të cilit gjyqtarja me origjinë norvegjeze Eva Joly ishte  e vetme në betejë. Por, që prej ligjit të vitit të kaluar për “moralizimin e politikës”, deputetët nuk mund të punësojnë të afërmit e tyre, nuk mund të shpenzojnë pa mundësuar faturat.  Fotografia e famshme e François Fillon që pozonte me familjen e tij në lëndinën e kështjellës së vet tashmë evokon një epokë mashtrimi.

Një elitë me lidhje transparente, të qënët pjesë e së cilës nuk do të thotë ta kesh takuar njëri-tjetrin në moshën 20-vjeçare në ballo, do të ndihmojë Macron të arrijë një tjetër prej qëllimeve të tij nordike: ta shndërrojë Parisin në Londër. Bizneset e huaja duan të kenë sukses këtu pa njohur ndokënd apo madje, edhe pa folur frëngjisht.

Politika të tjera Veriorizimi: nën qeverinë Macron, përqindja e deputeteve femra u rrit nga 26 në 39, qeverisja e tij po nxit një plan të sigurisë në rrugë (jo popullor në zonat rurale) që synon të reduktojë vdekjet nga trafiku nga nivelet italiane në ato suedeze.

Projekti i tij madhështor mund të dështojë. Vetë metoda e tij ka gjurmë të jugësisë së Francës: një shef që u bërtet punonjësve të vet armiqësorë se ajo që do të bëjë është një spektakël familjar nga Europa jugore, ku marrëdhëniet e punës priren të jenë vertikale dhe pa besim reciprok, në kundërshtim me veriun bashkëpunues.

Albrecht Sonntag, sociolog gjerman nga shkolla e menaxhimit Angers, thotë: “Lubrifikuesi i jetës publike sipas stilit skandinav, është besimi. Por ne nuk e kemi atë në jetën publike latine”. Macron – me besimin e tij tek shteti dhe sidomos tek Ekzekutivi si agjent ndryshimi – është në këtë mënyrë tërësisht francez. Megjithatë, ëndrra e tij për Francën është Skandinavia me plazhet mesdhetare.

*Simon Kuper u bashkua me “Financial Times” në vitin 1994. Ai shkruan lajme për edicionin e fundjavës për një variacion temash, që nga politika tek librat, si dhe për qytetet.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re