PD ka publikuar qëndrimin e opozites lidhur me Reformën Zgjedhore, të cilat u dorëzuan nga Ivi Kaso, në tryezën e parë që OSBE organizoi. Në dokument theksohet se Komisioni që tani po merret me këtë Reformë nuk gëzon legjitimitet të nevojshëm dhe se pikërsiht kjo tryezë duhet të udhëhiqet nga tre drejtues, një ndërkombëtar, një përfaqësues i Parlamentit dhe një i opozitës.

Më tej shtohen dhe një rang çështjesh ku theksohet se duhet një ligj për partitë politike ku të përfshihet dhe transparenca në financimin e tyre si dhe një sistem zgjedhor që i jep qytetarëve një mundësi të shprehen për përfaqësuesit e tyre.

Opozita ka shkuar dy herë me përfaqësuesin e saj Ivi Kaso në tryezën për Reformën Zgjedhore të OSBE, kjo e fundit që ka mbajtur një rol mbikqyrës ndërkohë PD- PS paralelisht punuan për Reformën Zgjedhore në tryeza të ndryshme. PS publikoi draftin në 2019 për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ndërsa Basha ka bërë me dije se brenda janarit do të ishin dhe propozimet e PD. Opozita deklaroi që në 2019 se ishte për një tryezë të drejtuar nga ndërkombëtarët (SHBA- BE- OSBE).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re