Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani në ambientet e presidencës.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, presidenti Begaj  shkruan se me ministrin e Jashtëm diskutuan për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e marrëveshjes me Italinë për pensionet si edhe për dekretimin e ambasadorëve të rinj.

Kujtojmë që më datë 6 shkur, në Romë u nënshkrua marrëveshja  e Sigurimeve Shoqërore  me Italinë, ku pritet të përfitojnë 500 mijë shtetas shqiptarë.

Postimi i plotë:

Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re