Parlamenti izraelit, Knesset, i ka dhënë kryeministrit Benjamin Netanjahu autorizimin për të shpall luftë ose për të urdhëruar një operacion të madh ushtarak, duke u konsultuar vetëm me ministrin e mbrojtjes, pa pasur nevojë për votat e kabinetit qeveritar me përbërje të plotë, ashtu siç ka qenë më herët me ligj.

Kështu sot shkruan “Times of Izrael,  duke e vlerësuar këtë veprim si “fitoren e habitshme dhe potencialisht të thellë” të kryeministrit Netanjahu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re