Duke nisur nga sot, në vendin tonë hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, të marra nga Komiteti Teknik në prag të festave të fundvitit.

Ata vendosën që nga data 4 janar, punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve duhet të jenë të pajisur me çertifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit, kryetarja Mira Rakacolli kujtoi edhe njëherë vendimin duke deklaruar se dokumenti ka nisur të gjenerohet edhe në sistemin E-Albania.

 “Ju kujtoj që në datën 4 janar të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare si një kategori që përbëjnë rrezik për të tjerët do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose çertifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit. Kjo çertifikatë ka filluar të gjenerohet edhe në sistemin e-albania”, tha Rakacolli.

Në të kundërt, ata duhet të paraqesin testin PCR negativ çdo pesë ditë ose çertifikatë shërimi të vlefshme për 6 muajt e fundit. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re