Ministria e Shëndetësisë bëri me dije dje se në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat.
“Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash.
Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.
Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje, deri në orën 21:00.
Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare”, tha Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.