Nga sot avionët luftarakë francezë do të fluturojnë mbi BeH, por edhe në Ballkan

Zyrtarë të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian paralajmërojnë se paqëndrueshmëria për shkak të luftës në Ukrainë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Gjeorgji.

Në dritën e përkeqësimit të situatës së sigurisë ndërkombëtare, avionët luftarakë francezë Rafale do të fillojnë të fluturojnë mbi Ballkanin Perëndimor, njoftoi EUFOR.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian vendosi të rrisë forcat e EUFOR-it në 1100 trupa, nga 600 deri më tani, duke dërguar forca rezervë nga Austria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia për të parandaluar paqëndrueshmërinë e mundshme pas pushtimit rus të Ukrainës.

Situata më delicate në rajon është në Bosnje, për shkak se aty ka një rritje të lëvizjes separatiste serbe në të ashtuquajturën Republika Srpska, udhëhequr nga problematiku Milorad Dodik, i cili ka dhe mbështetjen e heshtur të Moskës.

“Aeroplanmbajtësja ‘Charles de Gaulle’ po kryen aktualisht stërvitje operacionale në Mesdhe dhe që nga e hëna (7 mars). Avionet e saj Rafale do të fluturojë mbi Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Bosnjën,” tha EUFOR.

Zyrtarë të lartë të NATO-s dhe BE-së kanë paralajmëruar se paqëndrueshmëria për luftën në Ukrainë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Gjeorgji.

Bosnja dhe Kosova, ashtu si Ukraina, ka thënë prej kohësh se dëshiron të anëtarësohet në NATO, një qëndrim që ka zemëruar Rusinë.

Moska tha në mars të vitit të kaluar se do të reagonte nëse Bosnja ndërmerrte hapa për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re