Nga sot qytetarët e Europës vetëm me certifikatën e va ksinimit kundër Covid-19 mund të udhëtojnë pa pasur nevojë t’u nënshtrohen masave kufizuese.

Bashkimi Europian e ka miratuar certifikatën e va ksinimit në qershor, duke bërë kështu më të lehtë udhëtimin për personat që janë vaksinuar.

Certifikata do të përfshijë informacione që tregojnë nëse individët kanë marrë ndonjë vaksinë antiCovid dhe cilen kanë marrë. Mbajtja e saj do të jetë shumë e lehtë pasi përbëhet nga një kod QR që mund të mbahet në smartphone ose xhep.

Certifikata quhet për ata që kanë marrë vaksinat e njohura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), që janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

Gjithashtu lejohen të udhëtojnë pa kufizime ata që kanë kaluar Covidin, me një document që tregon se e ke kaluar dhe nivelin e antitrupave që ke fituar.






Previous articleHyn në fuqi ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm TPL, ja çfarë parashikonNext articlePo ndodh tani/ Policia “bën namin” në Durrës ne mes te sezonit te plazhit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re