Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e të mërkurës një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj.

Sipas vendimit, të firmosur nga kryeministri Edi Rama, u akordua fondi shtesë në masën një miliard lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për kompensimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për diferencën e pagës në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Institucionet që përfitojnë:

Më konkretisht, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej 400 milionë lekësh.

Për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 10 milionë lekësh.

Për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej 350 milionë lekësh.

Për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej 60 milionë lekësh.

Për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej 2 milionë lekësh.

Për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej 60 milionë lekësh.

Për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej 25 milionë lekësh.

Për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej 22 milionë lekësh.

Për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej 13 milionë lekësh.

Për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej 4 milionë lekësh.

Për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej 54 milionë lekësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re