Një dalje e shkurtër e Presidentit Trump nga spitali ku ai po trajtohet për COVID-19, me qëllimin që të përshëndeste nga makina mbështetësit e mbledhur për të, provokoi paralajmërime dhe kritika të shumta se ai rrezikonte shëndetin e njerëzve të tjerë për shkak të pikëve politike.

Trump u filmua të dielën në mbrëmje nga sedilja e pasme e një makine të zezë, me një maskë në fytyrë, duke u tundur duart përkrahësve të mbledhur përpara spitalit ushtarak “Walter Reed” në periferinë e Uashingtonit. Ndërkohë, dy veta të tjerë mund të shiheshin në makinë me të.

Pacientët e diagnostikuar me infeksion koronavirus zakonisht duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, koha e zakonshme e inkubacionit për koronavirusin, në mënyrë që të mos infektojnë persona të tjerë.

Pak para se të dilte nga spitali, Trump postoi një video në Twitter duke thënë se po përgatiste “një surprizë të vogël për patriotët e mëdhenj që u mblodhën në rrugë”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere e përshkroi daljen e Trump nga spitali si “një udhëtim të shkurtër në një procesion të motorizuar për t’iu përgjigjur përkrahësve” dhe shtoi se Trump u kthye në dhomën e spitalit shumë shpejt.

Deere vuri në dukje se “ishin marrë masat e duhura paraprake” për të mbrojtur presidentin dhe ata që e mbështesin atë. “Masa u miratua nga ekipi mjekësor,” shtoi ai.

Por shpejt pasuan kritikat, përfshirë dhe ato mjekësire.

“Çdo person në makinë gjatë asaj ecjeje krejtësisht të panevojshme presidenciale tani duhet të jetë në karantinë për 14 ditë,” shkroi James Phillips, një doktor dhe profesor i mjekësisë urgjente në Universitetin George Washington. “Ata mund të sëmuren. Ata mund të vdesin. Për shkak të një shfaqje politike.”

Senatori Brian Schatz, një demokrat nga Hawaii, shtoi se ai “lutet për shëndetin e anëtarëve të Shërbimit Sekret të cilët shoqëronin Trump: “Është e qartë për ta se rreziku është pjesë e punës së tyre, vetëm se ata nuk duhet të vihen në një situatë ku duhet të mendojnë se janë në rrezik”.

WATCH: President Trump’s motorcade drives past supporters outside of Walter Reed medical center. pic.twitter.com/vxKWAFv83t

— NBC News (@NBCNews) October 4, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re