Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann në një konferencë për mediat tha se BE do të mbështesë Shqipërinë në lidhje me projektet të cilat nxisin të rinjtë që të punësohen.

Hohmann tha se përmes startup-et të rinjtë dhe programit të garancisë rinore, do t’u jepen mundësi të rinjve që të punësohen.

Sakaq shtoi se në maj do të shpallen dhe më shumë program të cilët do të ndihmojnë vendin për tregun rajonal ekonomik.

“BE do vijojë të mbështesë Shqipërinë, ndërkohë që në fazën e dytë ne do përdorim sukesin dhe do japim asistencë lidhur me start-up dhe inovacionet

Ne po e ndihmojmë Shqipërinë për dicca që në BE ka pasur sukese, sicc është program i garancisë rinore, ku do krijohen vendet e punës dhe të rinjtë të kalojnë nga shkolla në punë. Në vendet e BE ku ka pasur problem me papunësinë dhe Shqipëria merr pjesë tashmë në këtë inovacion. Do e ndihmojmë Shqipërinë për garancinë rinore, dhe për të rritur tregun ekonomik rajonal. Java jonë e Europës ka titullin e aftësive, në maj do të kemi shumë programe”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re