Kanë dalë emrat e disa prej personazheve të njohur të botës së krimit, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar arrestimin e Suel Çelës, Ervis Martinajt, Fatos Gosës (banda e Peqinit) dhe Sokol Sanxhaktarit (i arrestuar tashmë për një vepër tjetër penale, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini). Po ashtu SPAK ka urdhëruar arrestimin e shtetasit Kamer Merja në Elbasan, një personazh i njohur i botës së krimit, në qytetin ku ndërveprojnë grupet kriminale.

Hetimet për aksionin e sotëm udhëhiqen nga 3 prokurorë, Doloreza Musabelli, Behar Dibra dhe Altin Dumani, ndërkohë që janë 3 grupe kriminale të goditura.

Ajo që vlen për tu theksuar deri tani, është se asnjë prej bosëve të krimit nuk është gjetur nga policia, ndërkohë që mbetet në kërkim edhe Talo Çela.

Ky i fundit është klasifikuar si një prej 5 njerëzve më të kërkuar të policisë shqiptare, dalë në skenë pas një prej grabitjeve të Rinasit, dhe më pas në disa vrasje të ndodhura në trekëndëshin mes Elbasanit, Tiranës dhe Durrësit.

I gjithë ky aksion vjen pasi Nuredin Dumani, armiku i përbetuar i Talo Çelës, i cili mori statusin e të penduarit të drejtësisë, duke folur hapur për disa nga ngjarjet më tronditëse të këtyre viteve të fundit në vendin tonë.

Dumani dhe Çela fillimisht kanë qenë miq së bashku, derisa përplasja për ndarjen e parave të Rinasit, solli një zinxhir vrasjes, ku të paktën për 5 prej tyre është i dyshuar i penduari i drejtësisë, dëshmia e të cilit ka dhënë mjaft detaje të rëndësishme për hetimet e SPAK.

Vetëm 10 nga 32 urdhër arrestet janë ekzekutuar, ndërkohë që ka pasur kontrolle në banesa, hotele, dhe në baza të dyshuara si fole krimi.

Asnjë prej personave të lartpërmendur, nuk është vënë në pranga, ndërkohë që personat e arrestuar bëjnë me dije burimet, janë anëtarë të grupeve kriminale, por jo krerët e tyre.

Detaje të reja nga operacioni i SPAK/ Goditet grupi i fuqishëm i krimit në Elbasan, 10 të arrestuar, në pranga edhe policë. Akuza për vrasje, shantazh, rrëmbim

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re