Është mbyllur me spektakël pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Çeki.

 

Kuq e zinjtë kanë zhvilluar një pjesë të parë fantastike në sfidën e mbrëmjes së kësaj të enjteje, duke kaluar në avantazhin, 1 me 0, të “shqiponjave” tona.

 

Fillimisht ishte super goli Jasir Asanit, “perlë” e cila tundi rrjetën e portierit Pavlenka, në minutën e 9′ të sfidës, duke filluar festën e 22 mijë tifozëve të pranishëm, në mitikun “Air Albania”.

 

Goli u pasua dhe nga raste të tjera të “kuqezinjve”, por më kot, goli i dytë nuk arriti të sigurohej.

 

Në krahun tjetër, çekët filluan menjëherë ofensivat sulmuese dhe në minutën e 40′ gjejnë golin e barazimit, por me ndihmën e arbitrave anësor, kryesori holandez, Danny Makkelie, fillimisht anullon golin pas shtyrjes së topit me dorë në rrjetën e Berishës e më pas nxjerr kartonin e kuq për “bomberin” Mojmir Chytil, me këtë të fundit që lë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushën e blertë, pas ndëshkimit me 2 kartonë të verdhë në fushën e blertë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re