Dhomës Amerikane të Tregtisë, përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Denaj, Shalsi dhe Ahmetaj, kërkon marrjen e disa masave në mbështetje të biznesit.

Duke marrë parasysh situatën e rënduar, Dhoma Amerikanë kërkon që në skemën mbështetëse të përfshihen të gjitha bizneset që kanë vështirësi, përfshirë edhe punëdhënësit e mëdhenj.

“Për shkak të masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes masive të Covid-19, një numër i madh biznesesh në të gjithë sektorët, iu është dashur të zvogëlojnë ose pezullojnë plotësisht aktivitetin e tyre në përputhje me urdhërat e reja të Qeverisë.  Ata po përjetojnë një rënie të konsiderueshme të xhiros se te ardhurave. Kjo rënie e të ardhurave po pengon shumë biznese të përmbushin detyrimet e tyre financiare, përfshirë më të rëndësishmen, pagimin e punonjësve të tyre”

Disa nga këto biznese janë nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, duke punesuar qindra mijëra njerëz, me një impakt jetik për shoqërinë dhe ekonominë tonë. Dhoma i ben thirrje Qeverisë të ndërmarrë disa hapa të vështirë, por kritikë për të mbështetur të gjithë punëdhënësit në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.”

Mbështetja e punëdhënësve në këtë periudhë, ku disa prej tyre po planifikojnë riorganizime të fuqisë punëtore, është thelbësore për mbështetjen e punonjësve dhe jetike për këta individë, familjet e tyre dhe ekonomi.

Në mënyrë të veçantë, Dhoma i bën thirrje Qeverisë të miratojë kater propozimet e mëposhtëme:

Sigurohuni që të gjitha bizneset, pavarësisht nga madhësia të kenë mundesi aksesi ne Fondet e Emergjences COVID -19 në mënyrë që të vazhdojne aktivitetin gjate kesaj periudhe
Siguroni përfitime të Pagesës së Papunësisë për të gjithë punonjësit e kualifikuar, pavarësisht nga madhësia e kompanisë që po i pushon ata.
Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020
Ne nxisim Qeverinë që të konsultohet me palët e interesit përpara se të marrë vendime me pasoja te rëndësishme per bizneset.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko